1 milionë vaksina kineze janë siguruar nga marrëveshja me distributorin turk, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi.
Sipas Ramës brenda 60 ditësh do sillen në vendin tonë gjysmë milioni, duke theksuar se Shqipëria do t’ia dalë në përballimin e kësaj pandemie.
“Stamboll – Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, shkruan Rama, transmeton tch.
Kryeministri Edi Rama u nis një ditë më parë drejt Turqisë për të realizuar marrëveshjen e sigurimit të vaksinave nga kompania kineze.
Ai tha ditën e djeshme se me to do të fillohet vaksinimi masiv i qytetarëve duke nisur nga të moshuarit.
Këtë deklarim të kryeministrit e avancoi ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tregoi se ku do të mbërrijë në vendin tonë vaksina kineze e prodhuar nga Sinofarm.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%