PD, hap fushatën me militantë/ Në sheshin “Nënë Tereza” kanë nisur përgatitjet

13:06 | 25 Mars 2021
Arbresh.info

Koalicioni opozitar ka nisur përgatitjet për aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale.

Në sheshin Nënë Tereza mbrëmjen e djeshme është ngritur podiumi ku kryedemokrati Basha do mbaje fjalimin e tij. Fonia e aktivitetit është shtrirë deri ne bulevardin dëshmoret e kombit në afërsi të Kryeministrisë duke lënë të kuptohet se prezent nuk do jenë vetëm kandidatet për deputet.

Në 30 vite kjo fushatë për demokratët do jetë më e pazakonta pasi për shkak të masave kufizuese do mungoje mitingu i saj tradicional ashtu sikurse e kemi pare në zgjedhjet e shkuara, por në orët e fundit janë menduar efekte surprize, transmeton tch.

Basha përreth do ketë të gjithë kandidatët për deputet, ndërkohë është mësuar se nuk do mungojnë as simpatizantët e opozitës, të cilët do jenë prezent në forma të ndryshme, por detajet ende nuk behen ende te ditura nga selia blu.

Ndryshe nga aleatet e saj Levizja Socialiste per Integrim do vijoje me axhenden e saj ditore dhe ne kohen kur koalicioni opozitar do hape fushaten zyrtare Monika Kryemadhi do jete ne Divjake për të kërkuar vota për kandidatet e saj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme