Google ADS

Tea dhe Bearti u ndanë pas një udhëtimi që kishin në Stamboll

12:58 | 25 Mars 2021
L G

Tea dhe Bearti janë ndarë. Pak javë pasi zyrtarizuan raportin e tyre të dashurisë të nisur rreth muajit dhjetor, në ditëlindjen e Teas, ata i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Ndarja ka ndodhur në Stamboll, atje ku planifikohej të kalonin një festë të paharrueshme për ditëlindjen e Teas.

Dëshmitarë okularë që kanë qenë në fluturimet e përbashkëta me Tean dhe Beartin në shkuarje dhe kthim kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen për portalin tonë.

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdorë me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij” – ka deklaruar burimi i portalit tonë.

Kjo mesa duket është edhe arsyeja se pse Tea dje pas kthimit përfundoi në hotel, dhe jo në banesën e Beartit.

Prive.al e ka të konfirmuar që Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, përpara nisjes së saj për Tiranë me një makinë private.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme