Google ADS

Vdes zyrtarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, kryetari ngushëllon familjen e saj

12:48 | 25 Mars 2021
L G

Ka ndërruar jetë referentja e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Kreu i kësaj gjykate, gjyqtari Nikoll Komani i ka shprehur ngushëllime familjes së saj.

“E nderuara familje Baqaj, …I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjakovë. Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë”, thuhet në telegram ngushëllimin e Komanit./arbresh.info/

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Baqaj,

I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Kryetari i Gjykatës z.Nikoll Komani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.
Prehu në paqe!
Me respekt!

Gjykata Themelore Gjakovë

Të ngjashme