Abdixhiku përkujton masakrën e Krushës së Madhe

12:30 | 25 Mars 2021
arbresh.info

Sot, përkujtojmë njërën prej masakrave më të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë. Ndër krimet më të tmerrshme të Serbisë, atë në Krushë të Madhe, ku u vranë dhe masakruan 243 shqiptarë, civilë të pafajshëm.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar dhe nderuar sakrificën e familjes Berisha nga Suhareka, ku, më 25 mars 1999, anëtarët e saj u vranë nga forcat e regjimit të Millosheviçit.

“Vrasjet dhe masakrat e shqiptarëve shokuan botën mbarë dhe vunë në lëvizje diplomacionë perëndimore për ta ndalur gjenocidin në Kosovë. Shumë familje, ende jetojnë mes dhimbjes dhe forcës nga mungesa e më të dashurve të tyre, prej të cilëve, shumë janë ende të pagjetur”, thuhet në përkujktimin e Abdixhikut.

Sipas tij, pa sakrificën e këtyre familjeve, liria e sotme nuk do ta kishte kuptimin e njëjtë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme