Zbuloni çfarë tregojnë rrudhat e ballit për shëndetin e zemrës

10:47 | 25 Mars 2021
Arbresh.info

Sëmundjet kardiovaskulare ose siç quhen ndryshe sëmundjet e zemrës, janë ndër më të frikshmet dhe më të përhapurat në botë.

Rreziku i prekjes nga ataku, infarkti apo ishemia lidhet drejtpërdrejtë me zemrën dhe trurin, ndaj dhe kujdesi duhet të jetë i jashtëzakonshëm. Përtej besimit se këto sëmundjet vijnë pa paralajmëruar, mjekët thonë se trupi lëshon vazhdimisht sinjale.

Sidomos kur vuani nga ndonjë problem me zemrën apo arteriet, thjesht duhet të dini t’i kuptoni ato në kohë. Në artikullin e sotëm ju tregojmë pikërisht një nga treguesit më të mirë të problemeve të zemrës. Rrudhat në ballë mund të jenë një tregues i fshehtë i problemeve më të mëdha se plakja e lëkurës. Ndiqni më poshtë se si t’i kuptoni dhe t’i përktheni ato për të ruajtur shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.

Çfarë tregojnë rrudhat e ballit

Sipas një studimi të fundit të prezantuar në Kongresin e Kardiologjisë në Monako të cilit i referohet AgroWeb.org, sëmundjet kardiovaskulare japin shenja të hershme. Këtu futen edhe rrudhat që ju shkaktohen në ballë, pavarësisht atyre që shkaktohen me kalimin e moshës. Mjekët thonë se ka dy lloje rrudhash, pra ato të moshës që janë normale deri në momentin kur fillojnë e bëhen më të thella që është dhe lloji i dytë. Sa më të thella të jenë rrudhat e ballit aq më i madh është rreziku i prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë përfundim, mjekët morën nën studim 3.200 të rritur ndërmjet moshave 32, 42,52 dhe 62 vjeç. Këtyre personave iu mat fillimisht thellësia e rrudhave të ballit, të cilat në masën 2-3 konsideroheshin si rrudha të thella. Ky grup u ndoq nga mjekët për 20 vite rresht me analiza periodike të shëndetit të zemrës dhe organizmit. Në përfundim të këtij studimi u pa se, personat të cilët fillimisht kishin pasur një numër më të lartë të rrudhave dhe thellësisë së tyre, rreziku i dëmtimeve në zemër ishte 10 herë më i lartë. Gjithashtu numri i vdekjeve ishte më i madh ndër këta persona.

Përse ndodh kjo

Sipas mjekëve rrudhat e thella të ballin janë tregues të kolesterolit të lartë në gjak dhe hipertensionit. Kolesteroli i keq në gjak mund të çojë në sëmundje si arteroskleroza apo bllokim arteriesh, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës. Këto rrudha kur janë shumë të thella, janë shenja e parë e dëmtimit të edhe të enëve të gjakut. Kjo pasi tregojnë që ato kanë nisur të bllokohen dhe plaken para kohe.

Ekspertët këshillojnë që të kujdeseni gjithnjë për të mbajtur nivelin e duhur të kolesterolit në gjak. Në këtë mënyrë do të mbani larg rreziqe të ndryshme që mund të vijnë prej tij. Mundohuni të limitoni yndyrnat e këqija nga dieta juaj e përditshme. Pushoni dhe flini të paktën 8 orë dhe largoni stresin./agroweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme