Google ADS

Rama: Në Stamboll për shumë vaksina, o ia dalim o ia dalim

08:09 | 25 Mars 2021
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi për të përfunduar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave kineze anticovid.

Me anë të një postimi në Twitter Rama shkruan se se do ia dalin në këtë betejë me pandeminë dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër. Në këtë postim Rama thumbon edhe opozitën duke thënë se në qoftë se nuk ia del qeveria, askush tjetër nuk ia del dot.

“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot”!- shkruan Rama.

Kujtojmë që qeveria ka bërë një marrëveshje me një kompani turke për sjelljen e vaksinave kineze. Kjo do bëjë që javën tjetër të fillojë vaksinimi masiv. Të dhënat e marrëveshjes me kompaninë nuk bëhet të ditura pasi janë konsideruar si sekret tregtar.

Para pak ditësh Kuvendi miratoi me ligj përdorimin e vaksinave Sputnik V dhe vaksinave kineze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme