Presidenti francez, Emmanuel Macron beson që liderët europianë nuk kanë arritur të njohin zhvillimin kaq të shpejtë të vaksinave kundër koronavirusit.
Macron e sheh këtë si arsyen kryesore se pse BE-ja tani mbetet prapa disa vendeve të tjera në imunizim, transmeton portali arbresh.info
Për mediumin grek, ERT, Macron tha se “të gjithë ekspertët ishin skeptikë në zhvillimin kaq të shpejtë të vaksinës”.
Ai theksoi se qasja e Bashkimit Europian ishte e kujdesshme dhe se ata mendonin se vaksinës i duhej më shumë kohë, ndryshe nga SHBA-të, që kishte një qasje më të hapur dhe aktive për zhvillimin e vaksinave.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian tani po përpiqen të shpejtojnë vaksinimin, por mbeten prapa vendeve si Britania dhe Shtetet e Bashkuara sepse përballen me vonesa të furnizimit, kështu që sot u mor një vendim për të forcuar më tej kontrollet mbi eksportet e vaksinave koronavirus dhe për të zbatuar një sistem reciprociteti, raporton Reuters./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation