Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se ka anuluar vendimin për një izolim më të rreptë gjatë pushimeve të Pashkëe, duke thënë se ishte një gabim.
“Ideja e bllokimit gjatë Pashkëve u krijua për qëllimet më të mira”, tha ajo, duke shtuar se plani ishte i nxituar dhe se nuk mund të zbatohet për një kohë kaq të shkurtër, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Ky gabim, është vetëm faji im”, tha Merkel.
Ajo ka theksuar se vendimi është anuluar pasi morri kritika të ashpëra nga të gjitha anët.
“Gabimi duhet të quhet gabim, dhe më e rëndësishmja është se ai mund të korigjohet në kohë”, tha ajo pas një takimi urgjent me 16 guvernatorët e shteteve gjermane.
Merkel shtoi se vendimi shtoi pasiguri të madhe te gjermanët.
“Unë pendohem thellë dhe kërkoj nga të gjithë qytetarët të më falin,” shtoi kancelarja gjermane. Ideja e një “bllokimi” pesë-ditor të Pashkëve lindi nga “synimet më të mira”, për të “ngadalësuar dhe përmbysur valën e tretë të pandemisë”, por “nuk ishte e realizueshme në një periudhë të shkurtër kohe”, shtoi ajo.
Gjermania sot raportoi edhe 15,813 raste të tjera infektimi, duke e çuar totalin në 2,690,523, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 248 në 75,212. Numri i rasteve të infeksionit është në një stabël 108 për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...