Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë se Zaevi vazhdimisht e shtyn regjistrimin dhe kjo do të kontribuojë në rritjen e numrit të të infektuarve.
Sipas Milloshoskit, qytetarët nuk ndjehen të sigurt dhe nuk dëshirojnë regjistrim edhe pse Qeveria i kërcënon me dënime.
“Është e qartë se regjistrim në Maqedoni na nevojitet, po momentalisht regjistrimi paraqet çmendur. Maqedonia ka krizë të madhe shëndetësore”, thotë Milloshoski.
Sipas tij, regjistrimi që dëshiron ta zbatojë Qeveria nuk është operacion statistikor, por politik.
“Nëse për Zaevin është më i rëndësishëm regjistrimi, pavarësisht viktimave të reja, atëherë le t’i dënojë qytetarët dhe le të rrezikojë me shëndetin e tyre”, tha mes tjerash Milloshoski./Telegrafi/
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...