Google ADS

Studim: Penisët njerëzorë po zvogëlohen për shkak të ndotjes

22:01 | 24 Mars 2021
Arbresh.info

Peniset po zvogëlohen dhe organet gjenitale keqformohen për shkak të ndotjes, një shkencëtare mjedisore, ka paralajmëruar në një libër të ri duke detajuar sfidat me të cilat përballet riprodhimi njerëzor.

Dr. Shanna Swan, shkruan se njerëzimi po përballet me një “krizë ekzistenciale” në normat e pjellorisë si rezultat i ftalateve, një kimikat i përdorur gjatë prodhimit të plastikës që ndikon në sistemin endokrin që prodhon hormone, transmeton arbresh.info.

Si rezultat i kësaj ndotjeje, siç shkruan skynews, një numër në rritje i foshnjave po lindin me penise të vogla, shkruan Dr. Swan.

Libri i saj, i titulluar Count Down, shqyrton “sesi bota jonë moderne po kërcënon numrin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e racës njerëzore”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme