Google ADS

Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i kërkohet ta zhvendos Gjykatën Speciale në Kosovë

17:03 | 24 Mars 2021
Arbresh.info

Shqiptarët e Shoqatës Atlantiku, i kanë kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ta zhvendos Gjykatën Speciale për krime lufte nga Holanda në Kosovë.

Në këtë letër thuhet se në këtë mënyrë do të ndalej dëmi i madh ndaj Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Ju lutem lexojeni me vemendje letren drejtuar Presidentit Biden!

Leter fantastike e Batalionit Atlantiku, drejtuar Presidentit Biden – duke bere thirrje per rikonfigurim te Gjykates Speciale raciste e shoveniste. Shpresoj qe KM

Albin Kurti

, udPres.

Glauk Konjufca

, MJ

Donika Gërvalla

, MD

Albulena Haxhiu

, dhe i tere kabineti qeveritar ne Kosove do te bashkerendohen ne kete thirrje te çlirimtareve shqiptaro-amerikane.

Poashtu shpresoj ne mbeshtetje vendimtare edhe nga KM

Edi Rama

, Pres. Ilir Meta, si dhe politikane tjere nga Shqipnia:

Ali Ahmeti

,

Shaip Kamberi

,

Dritan Abazović

,

Ramush Haradinaj

,

Lumir Abdixhiku

,

Enver Hoxhaj

,

Ziadin Sela

,

Lulzim Basha

, e shume te tjere.

Kjo gjykate fashiste dhe raciste, ne formen e saj te sotme, perben nje shkelje flagrante te te drejtave te njeriut, te te drejtave te popullit shqiptar (madje duke u mohuar edhe te drejten e thjeshte per punesim ne kete gjykate edhe vetem si perkthyes, secilit shqiptar ne bote!). Si e tille kjo gjykate ‘speciale’ eshte shendrruar ne nje perpjekje per te rishkruar historine tone – historine e lavdishme te UÇK-se dhe popullit shqiptar kunder agresorit gjenocidal e destruktiv serb.

Kjo gjykate ‘speciale’ eshte duke u perdorur edhe si mjet politik dhe shantazh e trysni koercive per te imponuar padrejtesi te reja kunder Kosoves dhe shqiptareve ne rrugen per liri dhe prosperitet ne trojet e tyre autoktone.

Prandaj na duhet nje front i bashkuar – ti themi Evropes plake ‘Mjaft!’ me shkelje te se drejtes se shqiptareve per te definuar fatin e tyre ne toka te veta, mjaft me trysni e dhune mbi popullin liridashes e demokratik shqiptar!

Eshte edhe koha qe, ne nje front te bashkuar e te fuqishem, t’u deshmojme aleateve tane te perjetshem, ShBA-se, qe zgjidhja e vetme pragmatike dhe e qendrushme ne Ballkan eshte Shqiperia e lire, e bashkuar, dhe e forcuar si aleat i NATOs dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne nje konstelacion te perbashket interesash dhe mbrojtjeje civile e ushtarake karshi serbise, Rusise, dhe Kines!

Ju lutem lexojeni me vemendje letren drejtuar Presidentit Biden!

Me respekt,

Bleron

Në 22 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s kundër Millosheviqit për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova, sot, në Shtëpinë e Bardhë arrin letra e ushtarëve shqiptaro-amerikanë të UÇK-së:

President Joseph R. Biden Jr.

The White House

1600 Pennsylvania Ave NW

Washington, DC 20500

24 mars 2021

I nderuar Z. President Biden,

Së pari, si shtetas amerikanë dhe ish-luftëtarë krenarë të UÇK-së, dëshirojmë t’ju urojmë zgjedhjen si Presidenti i 46-të i Amerikës.

Si sot, para 22 vitesh, më 24 mars 1999, Aleanca Veriatlantike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, filloi fushatën ajrore kundër Jugosllavisë për të ndalur spastrimin etnik të Kosovës.

Çdokush në Ballkan ende e mban mend kur ju në vitin 1993 i thatë Millosheviqit fjalët profetike: “Mendoj që ti je një kriminel i mallkuar lufte dhe do të duhej të gjykoheshe si i tillë!” Por, pasi kishte nisur tri luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje, Millosheviqi nisi një tjetër në Kosovë më 1998.

Të frymëzuar nga trimëria e ushtarëve tonë amerikanë dhe të shtrënguar të kryejmë detyrën tonë për të parandaluar gjenocidin në Kosovë, disa dhjetëra shqiptaro-amerikanë iu bashkuam UÇK-së të luftonim krah për krah me NATO-n. Më 9 qershor 1999 Millosheviqi përfundimisht u dorëzua. Kosova ishte e lirë ndërkaq që trupat e NATO-s dhe ne marshuam në Prishtinë, kryeqytetetin e Kosovës. Shumica nga ne u kthyem në shtëpitë tona në Amerikë, me disa përjashtime, ndër to tre vëllezërit Bytyqi, të lindur në SHBA, të cilët u kapën nga xhandarmëria serbe pas lufte, u ekzekutuan menjëherë dhe u hodhën në një varr masiv në Petrovo Selo. Deri më sot askush në Serbi nuk është dënuar për këtë krim të shëmtuar kundër tre amerikanëve.

Ishin me mijëra ushtarë amerikanë dhe nga vende tjera që u bashkuan në përpjekjen e madhe për restaurimin e Kosovës pas luftës. Madje edhe civilë nga mbarë bota morën pjesë në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar. Njëri ndër ta ishte biri yt, Beau Biden.

  1. President, ne shprehim mirënjohjen më të thellë për birin tuaj të ndjerë dhe ndihmën e tij për sistemin e drejtësisë pas luftës dhe për përgatitjen e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë organizuar nga OSBE. Si nderim për kontributin e tij, Kosova i ka dhënë emrin e Beau Biden Autorrugës nga Ferizaji në Gjilan, duke e përjetësuar emrin dhe veprën e tij.

Që nga çlirimi më 1999 Kosova ka kaluar nëpër tre filtra të drejtësisë ndërkombëtare: UNMIK-ut; Tribunalit të Hagës; dhe EULEX-it. Asnjëri nga ta nuk kanë mundur të gjejnë apo provojnë ndonjë krim serioz nga ana e Kosovës.

Megjithëkëtë, më 14 dhjetor 2010, Dick Marty, një politikan zviceran dhe punonjës i Këshillit të Europës, përpiloi një raport që pretendon se në Kosovë kishin ndodhur trajtime mizore dhe vrasje të të burgosurve me qëllim të trafikimit të paligjshëm të organeve. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta se këto pretendime ishin të rreme, z. Marty e bëri raportin e tij publik dhe, pa asnjë bazë apo provë, nën trysninë e Rusisë Këshilli i Europës e miratoi raportin.

Populli dhe udhëheqësia e Kosovës u vunë para një prove, e përbinë këtë tabletë të re të hidhur dhe treguan gatishmëri të përballen me drejtësinë edhe një herë. Kosova e ndryshoi Kushtetutën e saj dhe Kuvendi i Kosovës formalizoi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Edhe pse Dhomat e Specializuara janë gjykatë e Kosovës, u pranua që edhe ato edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të barten jashtë Kosovës, në Hagë. Asnjëri nga gjykatësit, prokurorët dhe as administratorët e gjykatës nuk janë shtetas të Kosovës. Shqiptarët etnikë nuk lejohen të punojnë për gjykatën ndërsa shtetasit e Serbisë mund ta bëjnë këtë.

Pavarësisht faktit që agresorët në Kosovë ishin Serbia dhe Jugosllavia, të cilat kryen krimet më çnjerëzore të para në Europë prej Holokaustit gjatë L2B, të pandehurit e vetëm që janë arrestuar nga Dhomat e Specializuara janë shtetas të Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës u vranë 1024 fëmijë shqiptarë dhe 109 ende janë të pagjetur; 20, 000 gra shqiptare u dhunuan; të gjitha këto krime të bëra nga ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë, dhe megjithatë ende asnjë serb apo pjesëtar nga etnitë tjera nuk është akuzuar nga Gjykata Speciale. Kjo i bën Dhomat e Specializuara gjykatë monoetnike.

Dhomat e Specializuara janë bërë të japin verdikt për pretendimet në Raportin e Martyt, por as ato dhe as Zyra e Prokurorit Special nuk janë duke përmbushur funksionet me të cilat i ka ngarkuar Kuvendi i Kosovës.

  1. President, ju para disa vitesh e keni quajtur Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.” Sot Thaçi është në një qeli në Hagë bashkë me katër shqiptarë tjerë të cilët rrezikuan jetët e tyre duke luftuar tiraninë jugosllave dhe okupimin e Kosovës. Sot është e pamundshme të paramendohet që dikush do të guxonte të akuzonte apo burgoste Xhorxh Uashingtonin pse ai luftoi për lirinë dhe pavarësinë e SHBA-së.

Ne natyrisht besojmë që të gjitha krimet duhet të zbardhen dhe të gjitha viktimat, pa marrë parasysh etninë, duhet të gjejnë drejtësi. Sidoqoftë, duket se Dhomat e Specializuara nuk janë duke kërkuar drejtësi por rishkrim të historisë. Për më tepër, ka indikacione që tregojnë se disa vende të BE-së janë duke përdoruar Gjykatën Speciale për të minuar interesat e Kosovës dhe SHBA-së.

Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë. Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë.

Dr. Martin Luter King Jr. thotë shumë mirë: “Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo.” Askush nuk ka demonstruar më fuqishëm punën për drejtësi më shumë se ju vetë, z. President. Ne jemi duke ju drejtuar t’ ju lusim që ju dhe SHBA-ja të angazhoheni edhe një herë për drejtësi në Kosovë dhe Ballkan.

Kosova është një storje suksesi ku shumica shqiptare trajton minoritetet, veçanërisht serbët, më mirë se çdo shtet në Europë. Kosova ende ballafaqohet me sfida por ballëlartë ajo po marshon drejt një të ardhme më të mirë. Kosova u është përgjithmonë falënderues edhe ju edhe Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen.

  1. President, ju faleminderit paraprakisht ndërkaq që vendosim zemrat dhe shpresat tona në ju. Zoti u bekoftë ju dhe Amerikën.

Sinqerisht,

Shoqata Atlantiku

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme