Kompania farmaceutike amerikane, Pfizer ka filluar provat klinike të tabletës, pra ilaçit oral antiviral kundër coronavirusit.
Faza e parë e testimit të këtij ilaçi, i quajtur një frenues i proteazës, ka filluar në SHBA gjersa pilula funksionon duke penguar një enzimë që virusi ka nevojë të replikohet në qelizat njerëzore.
“Ndalimi i pandemisë së coronavirusit kërkon parandalimin përmes vaksinimit dhe trajtimit të synuar për ata që marrin virusin”, njoftoi kompania farmaceutike.
Kjo e fundit vuri në dukje se studimet paraklinike kanë treguar se ky ilaç oral i frenuesit të proteazës tregon aktivitet antiviral “të fuqishëm” kundër COVID-19, raporton cnbc.
Duke qenë se është një pilulë, besohet se barna mund të përdoret nga njerëzit që sapo kanë filluar të ndiejnë simptoma dhe që janë në trajtim në shtëpi. Studiuesit shpresojnë të parandalojnë përparimin e sëmundjes dhe shtrimin në spital.
Pas vaksinës, kompania ka në plan të zhvillojë teknologji mARN për të zhvilluar vaksina kundër viruseve të tjera.
Pfizer do të ndajë detajet e studimit dhe të dhënat paraklinike më 6 prill gjatë një takimi të Shoqatës Kimike Amerikane.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...