Gerard Moreno ka spikatur këtë vit dhe statistikat e tij e vërtetojnë këtë gjë, derisa regjistron shifra të ngjashme me ato të Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për sa i përket kontributeve në gola.
Sulmuesi i Villarrealit ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime, duke kontribuar në një total prej 18 golash, në La Liga dhe Ligën e Evropës në vitin 2021 dhe vetëm katër lojtarë kanë arritur shifra të mira.
Në krye të listës është Lionel Messi i cili është përfshirë në 27 gola, i ndjekur nga Robert Lewandowski (25), Haaland (20) dhe Mbappe (18).
Moreno tashmë ka shënuar 20 gola në të gjitha garat në edicionin 2020/21, gjersa në atë 2019/20 që ishte fushata më e mirë në karrierën e tij profesionale.
Reprezentuesi spanjoll gjithashtu shënoi një gol ndaj Zvicrës nëntorin e kaluar dhe paraqitjet e tij këtë vit shpjegojnë se përse ai vlen aktualisht 100 milionë euro. /Telegrafi/
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani