Komisioni Qendror Zgjedhor ka kryer të gjitha pagesat e trupave zgjedhor të vendvotimeve dhe të stafit teknik të cilët ishin angazhuar me punë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo është bërë e ditur nga Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor.
“Tash Sekretariati është duke punuar për pagesat e stafit tek Qendra e Numërimit dhe Rezultateve”, ka thënë ai.
“Sekretariati aktualisht është në fazën e pagesave të trupave zgjedhor të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Aktualisht janë kryer të gjitha pagesat e trupave zgjedhor që kanë punuar në vendvotime dhe stafi teknik që kanë punuar në zgjedhjet e fundit. Komunat e fundit për të cilat : Prishtina, Podujeva dhe Prizreni. Tashmë MF-ja do t’i ekzekutojë këto pagesa”, është shprehur Ahmetaj.
Më tutje Ahmetaj konfirmoi se janë duke punuar edhe për pagesat për stafin e QNR-së.
Tutje ai shtoi se tash Sekretariati është duke punuar për pagesat e stafit tek Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...