Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përkujton 22 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s.
“Kosova vazhdon të ndërtojë ëndrrën e saj origjinale për anëtarësim të plotë në NATO e në BE-së”, thuhet në deklaratën e Abdixhikut.
Sipas tij, 24 marsi i vitit 1999 shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri.
“Ky momentum hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit. Prandaj, qytetarët e Kosovës i mbesin gjithmonë mirënjohës botës perëndimore, SHBA-së me aleat, që përmes NATO-s dhanë shpresën e pritur kaherë”./arbresh.info/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...