Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se së shpejti Kuvendi do të vihet në funksion, së paku për ligjet më të rëndësishme.
Kjo sipas tij pasi së shpejti pritet të kthehen deputetët të cilët janë të infektuar me Covid-19.
Ndërkohë që paralajmëroi takim edhe me kreun e Kuvendit dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Zaev nuk përjashtoi edhe takimin e liderëve me qëllim që të vihet deri te zhbllokimi i Kuvendit.
“Unë mendoj se është koha për shkak se në kohë pandemie kur opozita nuk lejoji punën online të Kuvendit, gjithsesi sikurse që po shërohen deputetët që rezultuan pozitiv, ashtu edhe do të vihet në funksion Kuvendi, së paku për pjesën më të madhe të pikave të rendit të ditës dhe projektet më të mëdha dhe ligjet më të rëndësishme. Por gjithsesi siç po e shihni një pjesë e ligjeve të rëndësishme për fat të keq janë të bllokuar. Me e keqja e kësaj është se po bllokohen Ligjet që nënkuptojnë jetë, për ndihmë nga pasojat e pandemisë, vërtet është e pakuptueshme. Besoj se do të ketë mirëkuptim. Të enjten janë pyetjet e deputetëve, unë do të mbaj një mbledhje me kreun e kuvendit, sigurisht edhe me kreun e BDI-së që të shqyrtojmë mundësit që kemi në dispozicion që të zhbllokojmë Kuvendin”, tha Zaev./alsat
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...