Pavarësisht paralajmërimit se sot Prokurori i Specializuar do t’i kthej pajisjet e marra nga zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Pavarësisht kësaj, avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi, shkoi t’i marrë, por nuk ju dhanë.
“Nuk janë përgatitur që të na i kthejnë këto pajisje. Mendimi im është që ne faktikisht kërkuam prej tyre që me rastin e kthimit të pajisjeve të na njoftojnë se çfarë kanë gjetur në ato pajisje dhe duket që Gjykatës Speciale respektivisht prokurorisë speciale në Hagë kjo nuk i pëlqejë fare sepse ne e dimë se nuk ka pasur asgjë inkriminuese. Dhe njoftimi i zyrtarëve të Prokurorisë Speciale të Hagës në zyrat e EULEX-it, në Fushë Kosovë që mi thanë mua para pak çastesh ishte se tani për tani kanë ndryshuar mendjen dhe nuk do të na i kthejnë deri në një kohë të përshtatshme”, deklaroi Gashi në një konferencë për medie, raporton arbresh.info.
OVL të UÇK-së para dy ditëve i është kërkuar që avokati, në këtë rast Tomë Gashi, të shkojë t’i marrë pajisjet të cilat janë konfiskuar më 25 shtator të vitit të kaluar në zyrat qendrore të OVL- UÇK-së, kur ka ndodhë edhe arrestimi i Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Faton Klinaku, u.d drejtuesi i OVL të UÇK-së në konferencë tha se bëhet fjalë për shtatë pajisje.
“Pajisje që kanë pasë kamerat, një tjetër që ka qenë jashtë funksionit për vite me radhë. Neve na kanë thirrë nga Haga se do i sjellin ato paisje që i kanë marr”, është shprehur Klinaku./arbresh.info/
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...