Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit dhe konfirmohet se për këto dy ditë janë gjithsej 91 raste positive nga 236 mostra të marra duke shënuar poashtu edhe 60 raste të negativizimit të plotë.
Nënkryetari Ismajli tha se gjendja në Gjilan në ditët e fundit është nën menaxhimin e vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore të cilat duhet falënderuar vazhdimisht duke përfshirë këtu edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore në shtëpi për 65 pacient. Respektimi i masave është kulturë e përbashkët dhe obligim deri në vaksinimin e plotë të populatës.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16809 mostra, 4575 kanë rezultuar pozitivë, 3948 janë shëruar plotësisht, 117 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 513 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 94 persona ndwrsa mostra nw pritje janw 117.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...