Google ADS

Kurti homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi: Kujtimi për të i përjetshëm

11:57 | 24 Mars 2021
V. S.

Me rastin e 22 vjetorit të bombardimeve të NATO-së ndaj Serbëve, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Gjatë një vizite të bërë sot tek varri i tij, Kurti ka thënë se Demaçi është simbol i rezistencës dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.

“24 marsin sivjet si Qeveri e Kosovës dhe e re e filluam tek njëri Adem, Adem Jashari dhe po e përfundojmë tek një Adem tjetër. Tek Adem Demaçi simboli i rezistencës tonë dhe veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare dhe i paepur që e kishte një jetë të tërë vepër për interesin tonë  të përgjithshëm dhe se pavarësisht burgosjeve të gjatë që gjithsej bëjnë 28 vite nuk u ndal, nuk u lodh dhe nuk u thye asnjëherë. Kujtimi për të është i përjetshëm dhe padyshim që kontributi i baçit Adem do të mësohet e do të kultivohet ndër brezat e veprimtareve”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme