Ushtruesi i detyrës së Presidentit Glauk Konjufca, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.
Ai ka përgëzuar u.d. Presidentin Konjufca për suksesin në zgjedhje, duke ofruar vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë për sigurimin e një ambienti paqësor për të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton arbresh.info
Ndërkaq Konjufca, ka përmendur 24 marsin e vitit 1999, kur ndërhyrja e forcave të NATO-s, shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga shfarosja nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë.
Në 22 vjetorin e bombardimeve ndaj caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, u.d. Presidenti Konjufca ka falënderuar komandantin Federici për kontributin e shtetit italian, forcave të NATO-s, por edhe ato të KFOR-it, të cilat ndihmuan për lirinë e Kosovës dhe po ndihmojnë edhe më tej në aspektin e sigurisë.
“Në qershor të vitit 1999 ka ndodhur rikthimi i 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga regjimi serb. Ne kemi rilindur”, thuhet në komunikatën për media.
Më pas, Konjufca ka bërë homazh dhe ka vendosur kurorë te monumenti i pllakës memoriale të ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë./arbresh.info/
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...