KQZ zëvendëson deputetët që u bënë ministra

10:06 | 24 Mars 2021
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për kandidatët e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky vendim i KQZ-së, vjen pasi disa nga deputetët e zgjedhur morën potin e ministrave në Qeverinë Kurti 2, shkruan arbrsh.info.

“ Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 24 mars, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite: Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së; Raport i Këshillave të KQZ-së: Këshilli për Çështje Ligjore, Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kandidatët e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Po ashtu pikë e rend i ditës në KQZ do jenë edhe shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komuna në Suharëkë, Ferizaj dhe Gjilan.

“Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Suharekë, Ferizaj dhe Gjilan. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për ndalesën e borxhit të subjekteve politike nga Fondi për Përkrahje të Subjekteve Politike. Këshilli për Buxhet dhe Financa, Shqyrtimi dhe miratimi i KASH-it të KQZ-së për vitet 2022 – 2024”, njofton KQZ.

Ndryshe, kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë ‘Kurti 2’ janë: Donika Gërvalla-Schëarz do zëvendësohet nga Shqipe Isufi, Arben Vitia nga Enver Haliti, Hekuran Murati nga Mirsad Shkreta, Faton Peci nga Gramos Agusholli. Liburn Aliu nga Alban Bajrami, Arbërije Nagavci do zëvendësohet nga Yllza Hoti, Hajrulla Çeku nga Jahja Kokaj, Rozeta Hajdari nga Gresa Bytyqi Kelmendi, Hysajet Hyseni Kaloshi do zë vendin e deputetit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla , Fikrim Damka nga Enis Kervan, Elbert Krasniqi nga Fridon Lala, si dhe Emilija Redžepi nga Samra Ilijazi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme