Google ADS

Rama kujton 22 vjetorin e bombardimit të NATO-s kundër Serbisë: Datë e pashlyeshme në histori

08:41 | 24 Mars 2021
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka kujtuar 22 vjetorin e bombardimit të NATO-s kundër Serbisë me anë të një postimi në Twitter.

Rama ka thënë se presidenti amerikan, Bill Cinton reagoi për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.“

Bill Clinton deklaroi 22 vite më parë se misioni i NATO-s synon të parandalojë sulmet e përgjakshme ndaj civilëve në Kosovë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme