Mijëra njerëz janë shpërngulur për shkak të shpërthimit të vullkanit në Islandë.
Vullkani shpërtheu pranë pranë kryeqytetit, Reykjavik, transmeton portal arbresh.info
Lava filloi të shpërthente nëpër një çarje në malin Fagradalsfjall të premten në mbrëmje, në shpërthimin e parë të këtij lloji në më shumë se 800 vjet.
Vendi fillimisht u bllokua, por nga dita e shtunë pasdite njerëzit u lejuan të udhëtoni pranë vendit të shpërthimit.
“Absolutisht është një gjë mahnitëse”, tha për AFP, Ulvar Kari Johannsson, një inxhinier 21-vjeçar.
“Ka erë mjaft të keqe, por ngjyrat janë shumë befasuese”, shtoi ai.
Shkencëtarët në anën tjetër janë filmuar duke gatuar suxhuk në llavën e vullkanit, përderisa po studionin shpërthimin e vullkanit.
Islandezët ishin përgatitur për shpërthimin e vullkanit, pasi vendi regjistroi më shumë se 500 tërmete ditëve të fundit. /foto AFP/arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë