Google ADS

Kungullesha e gatuar në stilin italian, me domatina dhe djath parmesan

01:06 | 24 Mars 2021
Trina Galanxhi

Kuzhina italiane është një ndër kuzhinat më të njohura dhe më të dashura në botë.

Të gjithë duan të provojnë pak nga gatimet italianë, që sjellin ngjyrë, shije dhe vlera ushqimore, transmeton portal arbresh.info

Për të përgatitur një vakt të mirë, mjafton t’i përbaheni kësaj recete.

Përbërësit:

2 kunguj të njomë, të prerë në formë të spagetave
2 lugë gjellë vaj ulliri, ose gjalpë
4 thelpinjë hudhër, të grirë imët
1 gotë domatina, të ndara në gjysmë
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël piper i zi
2 gota djathë pamersan
3 lugë gjelle borzilok të freskët të grirë imët

Përgatitja:

Vendoseni tiganin në zjarr dhe shtoni 1 lugë vaj dhe kullgullin e njomë. Gatuajeni për rreth 2 minuta, deri sa të liron pak lagështi, por mos lejoni që të zbuten shumë.

Vendosni ato në një kullesë dhe lërenini mënjanë.

Në të njejtin tigan, shtoni pjesën tjetër të vajit. Shtoni hudhrën dhe gatuajeni deri sa të zbutet. Shtoni domatinat dhe lërini që të zbuten.

Shtoni kungullin e njomë në tigan dhe në fund djathin parmesan. Përzieni mirë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen.

Shtoni kripë, piperin e zi dhe gjethet e borzilokut. Servojeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme