Hollanda zgjat masat kufizuese

23:10 | 23 Mars 2021
Trina Galanxhi

Shtetrrethimi dhe masat tjera kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Hollandë do të zgjaten edhe për tri javë, tha kryeministri Mark Rutte.

Rritja e numrit të njerëzve të infektuar dhe pacientëve në spitale do të thotë që kufizimet nuk mund të lehtësohen në afat të shkurtër, tha ai në një konferencë për shtyp, njoftoi Reuters, transmeton portal arbresh.info

Sipas Rutte, “numri i pacientëve në kujdes intensive po rritet, vala e tretë ka filluar të jetë e dukshme, dhe kjo është një arsye e mjaftueshme për të zgjeruar masat kufizuese”.

Baret dhe restorantet në Hollandë janë mbyllur për pesë muaj, shumë dyqane vazhdojnë punën me kufizime për pritjen e klientëve dhe mbledhitë publike janë ndaluar.

Sipas shumë qeverive në Europë, vala e tretë e pandemisë tashmë ka mbërthyer kontinentin./arbresh.info/

Të ngjashme