Google ADS

Morena i shpenzoi 34 mijë euro për një palë atlete

17:13 | 23 Mars 2021
A. B.

Morena Taraku është njëra ndër modelet e njohura shqiptare që shquhet për jetën luksoze që bën.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, e cila nuk heziton të publikojë fotografi veshje të shtrenjta, shkruan portali arbresh.info

Bukuroshja di përherë që të mahnitë ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në çdo lëvizje të mundshme në jetë dhe karrierë profesionale.

Morena së fundi ka ndarë një postim në Instagram ku tregon se ka blerë një palë atlete që kushtojnë 34 mijë euro.

Në bazë të postimit të ndarë, atletet janë të markës ‘Leandro Lopez’ dhe kushtojnë hiç më pak se 34,900 euro.

“Po 34.000 euro këpucë?”, ka shkruar ajo.

Sa i përket projekteve muzikore, Morena së fundi ka lansuar këngën e saj “Money”, në bashkëpunim me Feron. /

arbresh.info

/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme