Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për shembjen e një pjese të materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Meta ndërhyrjen e quan brutale, pa transparencë, dhe sipas tij është një tjetër atentat, “në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar“.
Për Presidentin prishja e maternitetit është njësoj si shembja e Teatrit Kombëtar dhe shton se janë bërë në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimin publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore.
Materniteti i shmebur
Më tej Meta shton se solidarizohet me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’. Në fund kreu i shtetit u bën një premtim qytetarëve.
“U premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik“, përfundon ai.
Më herët lidhur me shembjen e një pjese të materniteti ka reaguar dhe Partia Demokratike, që e ka dënuar këtë akt. Por në një reagim për mediat, drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eliona Demalia u shpreh se autenticiteti i godinës historike do të ruhet edhe pas rindërtimit.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë