Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e parë të punës në krye të Qeverisë, bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Para medieve, kryeministri Kurti, tha se bashkë me u.d. të Presidentit dhe kryetarin e Kuvendit, z. Glauk Konjufca dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, janë në Prekazin heroik e historik për të vendosur kurora me lule të freskëta te varri i Ademit dhe Hamzës. Ata bënë homazhe te 59 të rënët në Epopenë e UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, të këtyre tre brezave që u flijuan për çlirim e për liri, për pavarësi e për bashkim.
“Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme shtetërore, çdo pozitë e lartë institucionale, duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek Jasharajt dhe tek Prekazi, te ky kryeqytet i kryengritjes tonë kombëtare. Lavdi gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, falë të cilëve ne jemi sot edhe të gjallë edhe gëzojmë lirinë që kemi”, tha kryeministri Kurti./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte