Google ADS

Faton Peci pranon detyrën e Ministrit të Bujqësisë, mungon Besian Mustafa

14:43 | 23 Mars 2021
V. S.

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot e ka pranuar detyrën ministri i ri Faton Peci.

Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë në prezencë të zëvendëssekretarit të MBPZHR-së, Hasan Sejfijaj. Ai e ka njoftuar ministrin e ri për zhvillimet e përgjithshme në këtë ministri, programet mbështetëse për sektorin e bujqësisë dhe projektet që janë në proces.

Peci ka shfaqur gatishmërinë të punojë me të gjithë në funksion të ndihmës për sektorin e bujqësisë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se me angazhimin e përbashkët, imazhi i cenuar i MBPZhR-së me zhvillimet e fundit do të përmirësohet me punë konkrete dhe angazhim maksimal.

Ministri Peci ka potencuar se synim i tij mbetet fuqizimi i sektorit të bujqësisë, transparenca dhe respektimi i ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme