Google ADS

Rrota apo timoni tek llogoja e FFK-së dhe flamuri i romëve

14:30 | 23 Mars 2021
arbresh.info

Rrota apo timoni tek llogoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës ngjason me rrotën tek flamuri i romëve.

FFK-ja e ka prezantuar sot llogon e re, por nuk mund të gjendet zyrtarisht e shkruar se çfarë nënkuptojnë simbolet e paraqitura në llogo.

Aty është e pranishme një rrotë apo timon, shkruan arbresh.info.

Në flamurin ndërkombëtar të popullit rom, është një rrotë e kuqe, apo timon, që paraqet traditën shëtitëse të popullit rom.

Flamuri i romëve u aprovua nga përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme rome në Kongresin e parë Botëror të Romëve (WRC), të mbajtur në Orpington në 1971./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme