Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka uruar marrjen e detyrës së Qeverisë Kurti 2.
Nga Zvicra ku po qëndron me familjen e tij, Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka uruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për fillimin e punës në krye të qeverisë bashkë me kabinetin e tij, shkruan arbresh.info.
Pacolli, thotë se ka besim të plotë që qeveria e Kurtit do bazohet në shtet, pluralizëm dhe demokraci që siguron vazhdimin e orientimit tonë pro-perëndimor.
“Pas dorëzimit dinjitoz të detyrës nga qeveria e mëparshme dhe fillimit të punës së qeverisë së re, unë përgëzoj Kryeministrin e sapo zgjedhur të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeverisës. Uroj të gjitha të mirat në detyrën e tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me besim të plotë se qeveria e z.Kurti bazohet në shtet, pluralizëm dhe demokraci që siguron vazhdimin e orientimit tonë pro-perëndimor”, ka shkruar Pacolli.
Ai, po ashtu tha se këtë qeverisje e presin shumë sfida, duke shtuar se është i gatshëm të jap kontributin e tij, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Kjo qeveri ka shumë sfida përpara, nga pandemia, recesioni ekonomik, arsimi, politika e jashtme dhe nevoja për të ndërmarrë reformat e nevojshme që sigurojnë investime për të ardhur në Kosovë dhe për të krijuar vende të reja pune. Ne të gjithë do ta mbështesim qeverinë kur ajo bën një punë të mirë dhe do të luajmë një rol dinamik në të gjitha fushat jashtë Kuvendit por edhe nga opozita, nga Kuvendi. Shpresojmë që ky vend të bëhet më mirë se sa është. Unë do të jap kontributin tim personal në këtë drejtim, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...