Google ADS

SHBA bën gati paketën 3 trilion dollarëshe

13:05 | 23 Mars 2021
Arditë Shkodra

Administrata amerikane po bën gati një paketë 3 trilion dollarëshe për t’ja paraqitur presidentit Biden. Fokusi është tek infrastruktura dhe hapja e vendeve të reja të punës. Mediat amerikane shkruajnë se diskutimet janë duke u bërë edhe për të ulur tarifat në sistemin parashkollor dhe kolegj.
Kjo nismë triliona dollarëshe vjen si pjesë e agjendës kryesore të presidentit Biden për politikat e brendshme “Rindërtojmë më mirë”.

Paketa do të ndahet në dy pjesë. E para që përqendrohet në infrastrukturë, si ndërtime urash, rrugësh dhe shkolla. Dhe tjetra në politikat financiare.
Analistët amerikanë shkruajnë se kjo paketë përcakton prioritetet e presidencës Biden në politikën e brendshme amerikane. Këshillëtarët e presidentit pritet të fillojnë këto ditë edhe kontaktaktet me grupet e interesit në industri dhe grupet e punës në terren.

Të hënën, këshilltarja e Bidenit për klimën, Gina McCarthy, filloi diskutoimet me drejtuesit e industrisë së naftës dhe gazit për betejën ndaj ndryshimeve klimatike.
Një pikë qendrore në paketë mbetet edhe investimi në teknologjinë e lartë, fushë në të cilën Amerika ka konkurencë të fortë me Kinën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme