Google ADS

Vdes prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Lumezi ngushëllon familjen Fejza

12:00 | 23 Mars 2021
Arditë Shkodra

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Fejza me rastin e vdekjes së familjarit të tyre, Ibrahim Fejza.

Fejza ishte prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, shkruan arbresh.info

Përmes kësaj letre, Lumezi ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Fejza.

Më poshtë mund të gjeni telegramin e ngushëllimit nga Kryeprokurori i Shtetit:

E nderuara familje Fejza,

Kur ne prisnim që familjari juaj dhe kolegu ynë, Ibrahim Fejza, të fitojë betejën me sëmundjen që kishte rënduar mbi të dhe, me padurim, prisnim rikthimin e tij në punë, sot, papritur, të pikëlluar dhe më dhimbje të madhe, morëm lajmin e ndarjes nga jeta të prokurorit Ibrahim.

Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë humbi një profesionist të madh.

Me këtë rast, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Prokurori Ibrahim Fejza do të mbetet në kujtesën tonë si shembull i një njeriu dhe profesionisti që më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë i shërbeu institucionit të Prokurorit të Shtetit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë,

Kryeprokurori i Shtetit

Aleksandër Lumez

/arbresh.info/

Të ngjashme