Mbrojtësi i AC Milanit, Theo Hernandez u deklarua lidhur me formën e tij, lidhjen me Ibrahimovic dhe të ardhmen.
Francezi është duke shkëlqyer në Seria A, edhe pse nuk është ftuar te Kombëtarja e Francës për ndeshjet e muajit mars, transmeton lajmi.net.
Arritja e Hernandezit te Milani:
“Isha befasuar nga Maldini. Isha në Ibiza. Erdhi të njihej me mua dhe menjëherë me dha besimin. Jam mirë këtu te Milan. Me mirëpriten mjaftë mirë. Nuk dua të largohem. Dua të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë. Seria A është më shumë fizike se taktike në krahasim me La Liga. Milano është i bukur”.
Statistikat e tij në Seria A:
“Kam shënuar shumë, me pëlqen të sulmojë. Jam përmirësuar në mbrojtje falë Piolit. Jam mbrojtës i krahut, nuk mund të shënojë gjithmonë”.
Lidhjet me Ibrahimovicin:
“Ka karakter shumë të fortë. Kam lidhje shumë të mirë me të. Ibrahimovic të bën të japësh gjithçka”.
Qëllimet e klubit:
“Do luftojmë deri në fund për të fituar Seria A. Por, qëllimi kryesor ishte rikthimi në Ligën e Kampionëve”.
Për Hakimin:
“Jemi miq jashtë fushës. Është një ndër më të mirë dhe të shpejtët. Të dy vendosëm drejtë kur u larguam nga Madridi. Fitimi i Ligës së Kampionëve me Blancos ishte emocion i pabesueshëm. Marcelo me ka mësuar shumë”.
Për Kombëtaren e Francës:
“Gjithmonë kam telefonin me shpresën që të telefonohem nga Deschamps. Do vazhdojë jap gjithçka që të luaj për Kombëtaren dhe të luajë pranë vëllait tim, Lucas”.
Ambiciet e tij:
“Dua të bëhem më i miri dhe të fitojë me Milanin sepse kjo skuadër me ka bërë të lumtur”, deklaroi ai për median spanjolle, ‘AS’.
Si t’i përdorni të bardhat e vezës për flokët dhe lëkurën
Uzuni “i mërzitur” që nuk e goditi penalltinë, k...
Nesër pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luc...
Netanyahu: Ofrojmë pesë milionë dollarë për çdo peng të liru...
Shqipëri-BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë: Mbrojtje nda...
Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë