Google ADS

Trump: Kina po “qesh” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

07:51 | 23 Mars 2021
Trina Galanxhi

Ish-Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Kina është duke “qeshur” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi të ashtuquajturën “lëvizje të zgjuar” për të hequr statujat e Konfederatës dhe për të rritur energjinë e gjelbër.

Trump për Fox Neës tha se ndërsa kinezët po ndërtojnë fabrika dhe po “përpiqen që të na vrasin”, amerikanët dhe kritikët e kulturës “zgjuan” janë shumë të zënë duke u ankuar për politikën e identitetit dhe mjedisin, transmeton portali arbresh.info

Komentet e ish-presidentit erdhën pasi Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe zyrtari i lartë Yang Jiechi u tallën me SHBA-të gjatë të enjtës së kaluar, gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit, Tony Blinken në Alaska.

Të dy diplomatët kinezë kritikuan në mënyrë të përsëritur kulturën dhe demokracinë amerikane dhe hodhën poshtë nocionin se SHBA po vepron nga një “pozicion i forcës”.

Trump shfrytëzoi thirrjen e tij kundër Presidenti Joe Bidein për administratën e të cilit tha se ka “mungesë transparence” dhe paaftësie për të trajtuar krizën në rritje në kufirin jugor të SHBA-ve.

Gjatë samitit të Alaskës, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi komentoi trazira kulturore brenda SHBA-ve, duke thënë: “Shumë amerikanë kanë humbur besimin në dëmokracinë amerikane”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme