Selmanaj: Jam i bindur se shumë shpejt LDK-ja do të kthehet si partia kryesore në vend

00:16 | 23 Mars 2021
Trina Galanxhi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka folur pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Selmanaj ka falënderuar qytetarët për votën e dhënë ndaj tij duke i mundësuar kështu edhe një mandat të deputetit duke shtuar tutje se LDK, partia që ai i takon nuk po i kalon ditët më të mira.

“E ndjej përgjegjësi të lartë politike, morale dhe kombëtare që t’ju shërbej me përkushtim, vendosmëri dhe devotshmëri të madhe. Edhe pse partia jonë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po kalon ditët më të mira të saj, jam i bindur që shumë shpejtë do të kthehet aty ku e ka vendin, si partia kryesore në vend. LDK ka qenë, është dhe do të mbetet boshti kryesor i shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të dashur anëtarë dhe aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me mbështetjen dhe besimin tuaj unë për të tretën herë radhazi sot kam dhënë betimin për të ushtruar funksionin e përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

E ndjej përgjegjësi të lartë politike, morale dhe kombëtare që t’ju shërbej me përkushtim, vendosmëri dhe devotshmëri të madhe.

Edhe pse partia jonë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po kalon ditët më të mira të saj, jam i bindur që shumë shpejtë do të kthehet aty ku e ka vendin, si partia kryesore në vend.

LDK ka qenë, është dhe do të mbetet boshti kryesor i shtetësisë së Kosovës.

Zoti ju bekoftë!

Zoti e bekoftë popullin shqiptarë!

Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës, Dardanin tonë antike!

#LDK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme