Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një komunikimit me gazetarët pas takimit që pati me Presidentin francez, Emanuel Macron tha se kishte diskutuar në “Elize” për investimet e Agjencisë Franceze për Zhvillim.
“Agjencia Franceze për Zhvillim është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar më në fund, edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ja kërkova dhe Presidenti e mori pas tërmetit”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare gjithashtu tha se kishte diskutuar me Macron “për planin europian të investimeve për Ballkanin”, duke shtuar se synohet të merret financim për disa projekte të rëndësishme me impakt kombëtar dhe rajonal në transport, në infrastrukturë dhe digjitalizim.
Rama tha se temë diskutimi ka qenë edhe situata në rajon ku vend kryesor zë procesi i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. I pyetur nëse do të jetë ndërmjetës për të përafruar qëndrimet e dy vendeve, kryeministri u përgjigj prerë.
“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë. Dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme”, u shpreh Rama, transmeton Euronews Albania.
Ndërsa pyetjes nëse kishte marrë sinjale pozitive për procesin e integrimit në BE, ai tha se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe “gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së”.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...