Sindikata e re e KEK-ut ka njoftuar se punëtorët do të stimulohen me nga 100 euro shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook. Sindikata ka njoftuar se bordi ka vendosur që kjo kërkesë të realizohet.
“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut, siç kemi kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut në tre muajt e ardhshëm të stimulohen punëtorët nga 100€ shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia, sot bordi vendosi që kjo kërkesë të realizohet, dhe mbetet që kërkesat tjera të negociohen dhe të realizohen në të ardhmen”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi