Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ka pritur në takim vëllazëror zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Meta tha se u njoh me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.
Postimi i plotë:
Me shumë kënaqësi prita sot në një takim vëllazëror Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte.
U njoha prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.
Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të.
Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
Me shumë kënaqësi prita sot në një takim vëllazëror Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi…
Posted by Ilir Meta on Monday, 22 March 2021
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...