Zymer Bytyqi mund të jetë tjetër emër që e lë Kosovën dhe i bashkohet ekipit të Shqipërisë.
Kështu po raporton Panorama Sport, që thekson se emri i radhës që mund të vishet kuqezi në muajin qershor, për dy miqësoret, është mesfushori i Konyasporit, Zymer Bytyqi.
I lindur në Snt.Truden të Belgjikës, mesfushori 24-vjeçar ka luajtur me Kosovën edhe një miqësore përpara se të pranohej në FIFA dhe UEFA, ndërsa me të rinjtë ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Norvegjisë nga U-17 deri në atë U-21. Aktualisht, Bytyqi është pjesë e Konyasporit në Turqi ku ka gjetur vend titullari dhe është duke bërë paraqitje pozitive.
Ndonëse me performanca të mira, Bytyqi nuk mori ftesë nga Bernard Challandes për ndeshjet e marsit, vendim ky që krijoi mjaft polemika.
Ndërkohë, dje Cikalleshi ka postuar në Instagram golin e fitores së Konyasporit, derisa ka falënderuar Zymer Bytyqin për asistimin duke i thënë se e duan në Kombëtaren shqiptare.
“Goli i vetëm dhe i fitores në ndeshjen e sotme. Faleminderit Zymer Bytyqi, të duam në Kombëtaren e Shqipërisë” – shkroi Cikalleshi në profilin e tij në Instagram.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut