Ora policore do të vlejë deri në 6 prill

15:04 | 22 Mars 2021
arbresh.info

Nga Qeveria e RMV-së kanë aprovuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për të vazhduar masën restriktive për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 deri më datë 6 prill.

Përmes një kumtese nga Qeveria e RMV-së informuan për këtë vendim.

“Masa aktuale për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve në gjithë territorin e vendin gjatë periudhës kohore nga 22:00 deri në 05:00, vazhdon deri më 6 prill” informuan nga Qeveria e RMV-së, transmeton arbresh.info.

Ndryshe, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në takimin e sotshëm nuk kanë propozuar masa të reja restriktive, megjithatë, kanë propozuar që të vazhdohet me orën policore.

Rikujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk përjashtoi mundësinë zgjatjen e orës policore dhe zvogëlimin e orarit të punës së objekteve hotelerike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme