Google ADS

BE-ja sanksionon krerët e juntës në Mianmar

14:46 | 22 Mars 2021
arbresh.info

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj krerëve ushtarak të Mianmarit, të cilët më 1 shkurt morën pushtetin nga qeveria civile. Në listën e sanksioneve është edhe shefi i juntës, Min Aung Hlaing. Sanksionet përfshijnë ndalesën e vizave dhe ngrirjen e pasurive.

“Komandanti i Përgjithshëm, Min Aung Hlaing, është përgjegjës për vendimmarrjen në lidhje me funksionet e shtetit dhe për këtë arsye është përgjegjës për minimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Mianmar”, thuhet në vendimin e BE-së.

Forcat e policisë në Mianmar hedhin topa uji mbi protestuesit gjatë një demonstrate kundër puçit ushtarak në Yangon më 8 mars 2021.

Mianmari është përballur me trazira që nga 1 shkurti pasi ushtria e zbatoi një grusht shtet dhe rrëzoi nga pushteti udhëheqësen, Aung San Suu Kyi.

Forcat e sigurisë kanë goditur me forcë vdekjeprurëse protestuesit që kundërshtojnë grusht shtetin.

Gati 250 vdekje janë konfirmuar, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), edhe pse numri i vërtetë mund të jetë më i lartë. Më shumë se 2.300 të tjerë janë arrestuar.

Kundërshtimi ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara deri më tani nuk kanë arritur të ndalin trazirat./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme