Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, me mbetje të dëborës nëpër rrugë. Reshje bore me intensitet të ndryshueshëm regjistrohen në të gjithë vendin.
LAMM në raportin e mëngjesit njoftoi se për shkak të reshjeve të mëdha të borës, janë vendosur ndalesa për automjete të rënda në rrugën Mavrovo – Dibër, Strugë – Qaf Thanë, kalimet malore Strazhë, Preseka, Bukovë, Gjavato, si dhe rruga për në Kodër të Diellit , ku ndalesa vlen edhe për autobusët, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm.
Ndalesa për automjetet e rënda në qafën malore Pletvar është hequr që nga ora 5.20.
Trafiku në rrugën Mavrovë Anovi – Dibër, afër manastirit Bigorski, është normalizuar dhe zhvillohet në dy korsi.
Për shkak të reshjeve të borës, ka mundësi për rrëshqitje të vogla të tokës në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka dhe prerje malore.
LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme dhe rregullim të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...