Google ADS

Glauk Konjufca, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit

08:31 | 22 Mars 2021
arbresh.info

Seanca konstituive parasheh që pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve dhe dhënies së betimit të deputetëve, të zgjedhet kryetari i Kuvendit dhe e nënkryetarët e Kuvendit.

Në krye të legjislativit është konfirmuar se do të propozohet të jetë Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhur me këtë çështje ai ka deklaruar para disa ditëve se është vendosur me marrëveshje dhe me vullnetin e tij dhe të partisë.

“Zgjedhja që e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje për mua dhe kryeministri Albin Kurti, është përputhur me vullnetin tim”, deklaroi Konjufca.

Seanca konstituive do të fillojë në orën 10:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme