Koordinatori për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Prishtinës, Bujar Abazi, është shprehur se ka dy faktorë që kanë ndikuar që të vështirësohet qarkullimi në komunikacion.
“Sasia e dendur e reshjeve të borës, duke kombinuar me largimin e gomave të dimrit dhe zëvendësimin me ato të verës, (përfundimi i sezonit sipas ligjit të trafikut) ka rënduar gjendjen në komunikacion”, ka thënë ai, njofton KlanKosova.tv.
Ai ka thënë se janë duke punuar që të lehtësohet situata për lëvizje.
“Jemi duke intervenuar me kapacitete të plota me gjashtë kompani të kontraktuara të mirëmbajtjes në mënyrë që të normalizohet gjendja”.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...