Shumica e njerëzve që e kanë kaluar koronavirusin janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën gjashtë muaj, por kjo nuk ndodh me personat mbi 65 vjeç, tregoi një studim i ri nga Danimarka, botuar në revistën mjekësore “Lancet”.
Gjegjësisht, u përcaktua se vetëm 0.65 përqind e njerëzve dolën pozitivë për herë të dytë, pasi ishin infektuar më parë në Danimarkë, transmeton portal arbresh.info
Sipas studimit, ata mbi 65 vjeç kanë vetëm 47 përqind mbrojtje kundër përsëritjes së infeksionit, krahasuar me 80 përqind mbrojtje tek të rinjtë.
“Studimi ynë konfirmoi atë që shumë të tjerë kanë sugjeruar. Ri-infeksioni me koronavirus është më pak i zakonshëm tek të rinjtë, te njerëzit e shëndetshëm, por është më me rrezik te njerëzit e moshuar”, tha Stan Edelberg i Institutit Danez Statens Serum.
Megjithëse autorët e studimit nuk gjetën që mbrojtja kundër ri-infeksionit është më e ulët pas gjashtë muajve të sëmundjes, ata theksojnë se kërkohen kërkime të mëtejshme për të përcaktuar mbrojtjen kundër ri-infektimit në variante të ndryshme të virusit.
Theksi i studimit, sidoqoftë, është se imuniteti ndaj infeksionit natyror është i paparashikueshëm dhe i pabarabartë, dhe se vaksinimi është edhe më i rëndësishëm./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...