Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar sot për 24 viktima me COVID-19 dhe 1.299 të infektuar, shifër kjo më e larta që nga fillimi i vitit.
Raporti i ministrisë i referohet testimit të 5.057 mostrave në 24 orët e fundit, transmeton A2.
Numri i personave që po trajtohen në spitale ka arritur 1.289 ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të shqyrtojë të hënën gjendjen epidemiologjike dhe në varësi të të dhënave mbi infektimet do të vendoset nëse do të ketë ose jo masa të reja shtrënguese.
Ai ka bërë thirrje për respektimin e masave, ndërsa sa i përket vaksinave tha se ende nuk ka një datë të saktë për arritjen e tyre, por theksoi se me gjasë imunizimi do të bëhet me vaksinën AstraZeneca dhe me atë kineze.
Maqedonia Veriore deri më tani ka pranuar 8 mijë vaksina Pfizer, donacion nga Serbia dhe 3 mijë vaksina kineze Sinofarm. Me to janë vaksinuar punonjësit shëndetësor si dhe personat e moshuar.
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...