Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Dejan Vukshiq, ka bërë një lëshim duke zbuluar të dhëna të fshehta – duke paralajmëruar se do të diskutoj me të lidhur me këtë çështje, duke mos precizuar për çfarë të dhënash të fshehta bëhet fjalë.
Por, kështu nuk mendon edhe kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, i cili ka deklaruar të kundërtën e asaj që tha polikani shqiptar, raporton rtcg.
Krivokapic tha seqVukshic u akuzua padrejtësisht dhe joprofesionalisht nga disa deputetë të cilët janë pjesë e komisionit të Komitetit të Sigurisë së Parlamentit të Malit të Zi.
“Bazuar në shqyrtimin e të ashtuquajturës çështje Simijanoviq, karakteristika themelore që ndodhi në atë Komitet është se Vukshiq u shpall fajtor për zbulimin e një informacioni të tillë. Publiku duhet ta dijë që në nenin 7, të njëjtit deputetë nuk lejohen të zbulojnë një informacion të vetëm ose të dhëna derisa të hiqet velloja e fshehtësisë”, tha Krivokapiq.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ky informacion i është dhënë ANB-së dhe disa deputetëve”, tha kryeministri.
Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të reagojë, “Unë i bëj thirrje Prokurorisë që të ngrejë padi penale kundër atyre deputetëve që nuk ishin të denjë për pozicionin e tyre dhe i dhanë publikut atë informacion sekret.
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...