Google ADS

55 vjet luan lojën e shahut, vendi ku mund të sfidoni lojtarë pasionant

14:03 | 21 Mars 2021
A Z

Adem Izmaku kalon më së paku 4 orë në ditë duke luajtur ndër lojërat më të vjetra, Shahun.

Rreth moshës 70 vjeçare, Izmaku luan shah që 55 vite dhe është ndër lojtarët më të mirë në mesin e këtyre shokëve.

“Jemi të rregull vijmë çdo ditë e kalojmë kohen këtu me shokë. Unë luaj që 55 vite shah që nga fëmijëria. Prej shkollës fillore kena bo gara se vij nga Vushtrria e kena luajt me shkolla të tjera e tani e kalojmë kohën me këta shokët”

Në këtë çajtore të vogël,  fjala “Shah-Mat” mund të dëgjohet më së shpeshti.

Këtu, kalojnë ditën dhjetëra pensionist e dashamirë të shahut që cilët me pasion luajnë me orë të tëra.

Ndër profesionistët e lojës shah, i cili gjithë jetën e tij e ka kaluar duke luajtur, është Zeqir Sahiti.

Ai thotë se lojën e shahut e ka hobi dhe kalon gjithë ditën duke luajtur me shokë.

“Tan jeta me ka shku me lujt shah. Shahu është një lojë që na argëton. Na s’kemi edhe ku me shku e vijmë këtu me lujt. Jemi rreth 20-30 shokë të mijë dhe e kalojmë të gjithë ditën këtu”, tha ai.

Edhe Gani Krasniqi i moshës 70 vjeçare përpos lojës së shahut thotë se këtu kalojnë momente të mira me moshatarë.

E ky vend i vogël nuk ka kaluar pa i rënë në sy edhe një gazetari amerikan i cili ua dhuroj këto fotografi.

Nga ora 10 e mëngjesit e deri në mbrëmje këta  pensionist kalojnë pothuajse gjithë ditën në këtë vend dhe problemi i tyte është të zënë një karrige për të fillua lojën./M.Avdimetaj/arbresh.info/

 

Të ngjashme